VIZIONI YNË ËSHTË TË JEMI NDËRTUESIT MË TË RESPEKTUAR DHE SPIKATUR PËR:
EKSELENCË, VLERA DHE TË QËNURIT LIDER NË FUSHËN E NDËRTIMIT
ULZA është një nga firmat e ndërtimit më me përvojë në Shqipëri. Për mbi 25 vjet, ne kemi ndërtuar me qëllim të tejkalimit të pritshmërisë së klientëve tanë për cilësi, siguri, funksionalitet dhe estetikë dhe kemi ofruar projekte që kane kaluar testin e kohës....
Ne kemi përvojë në një larmi projektesh dhe metodash realizimi, gjithashtu ne përdorim praktika të provuara në kohë dhe teknika të përparuara për t'u siguruar që punimet tona plotësojnë standardet më të larta.
Klientët kryesore që shoqëria ULZA ka punuar janë kryesisht Agjensitë Kombëtare të pushtetit qendror si dhe Bashkitë Kryesore në vend. ULZA ka realizuar disa projekte të financuara nga Banka Ndërkombëtare dhe sipas standarteve FIDIC.
ULZA është e licensuar për të gjitha kategorite e punimeve ndërtimore , kryesisht me kategorinë më të lartë G (punime pa limit në vlerë).
Jemi të certifikuar me standartet e cilësisë ISO për gjithë veprimtarinë tonë përfshi standartet për mjedisin, sigurinë dhe shëndetin në punë etj.
Historia jonë fillon në vitin 1995 kur ULZA (Uleza Ndertim) u krijua nga Inxhinier Ndue Shpani pas një experience të gjatë në ndërtimin e veprave të ndryshme dhe në pozicione drejtuese deri atë të Drejtorit Rajonal të Entit Kombëtar të Banesave....
Cdo vit aktiviteti i shoqërise tonë ka ardhur në rritje dhe aktualisht ULZA renditet ndër kompanitë më të njohura në Shqipëri në realizimin e projekteve me autoritetet publike por dhe në sektorin privat. Shoqëria ka arritur targetin e saj për të patur një xhiro vjetore mbi 10 milion $ dhe sigurinë për rritje të mëtejshme në vazhdimësi.
Aktualisht shoqëria ULZA është një kontraktor gjeneral me një staf professional mbi 50 vetë dhe fuqi punëtore rreth 200 persona.
Eksperienca kryesore e firmës ULZA konsiston në ndërtimin e rrjetit rrugor, rehabilitim të bulevardeve dhe qendrave të qyteteve, banesa residensiale, ndërtim dhe rikonstruksion i objekteve arsimore, vepra ujitje dhe kullimi , ujësjellesa etj.
Së fundmi nga ana e shoqërise po investohet në prodhimin e energjise me ndërtimin e disa hidrocentraleve të vegjël me kapacitet deri ne 6MW.